Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 13:44

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç tha se qeveria nuk ka ndërmend për t’i mbrojtur, kushdo qoftë ai që mund të jetë përgjegjës ose i përzier në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Vuçiq ka thënë se në SHBA nuk ka ndërmend të sjellë dëshmi të reja në këtë rast, siç është thënë më herët.

Ai po ashtu tha se atë rast nuk e kanë zgjedhur disa që kanë qenë në Qeverisë që 13 ose 14 vjet.

 “Ne këtë do ta zgjedhim. Nuk është në pyetje dëshmi të reja, por një krim të rëndë. Ne këtë pyetje mund ta zgjedhim dhe kjo nuk është problem bilateral, por sepse është krim i rëndë dhe i tmerrshëm që ka ndodhur ndaj shtetasve amerikanë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se ka probleme edhe në mbledhjen e dëshmive në hetim, e për këtë edhe zgjatë ky proces.