Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 19:27

Ankara – Tre ushtarë turq kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist, me siguri nga PKK-ja mbi një karvan të automjeteve ushtarake në qarkun Van, në juglindje të Turqisë.

Në sulmin që është kryer sot janë plagosur lehtë drejtuesi i rrethit të qytetit Bashekle dhe një person i angazhuar për sigurinë e tij.

Në rajon është ndërmarrë operacion i madh për arrestimin e sulmuesve.