Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 15:17

Kabul – NATO njoftoi se dy ushtarë të saj janë vrarë të enjten në provincën Nangahar nga një “person që mbante të veshur uniformën e Armatës Kombëtare Afgane”, i cili gjuajti me armë në drejtim të tyre.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë, pas thirrjes së talebanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t’i vrasin, rrahin dhe t’i zënë robër”, si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.

Protestat ndaj djegies së Kuranit janë zhvilluar edhe në pjesë të tjera të Afganistanit.

Afganët e zemëruar kanë sulmuar bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur me gurë për të shfryrë mllefin ndaj djegies së Kuranit.