Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 17:30

Bejrut – Të paktën 59 persona e humbën jetën dje si pasojë e dhunës, të cilët e ndiqnin referendumin për kushtetutë të re në Siri.

Qendra siriane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kumtoi se 12 njerëz kanë e humbur jetën gjatë sulmeve të armatës ndaj lagjeve në qytetin Homs, tre janë vrarë pasi forcat e sigurisë kanë hapur zjarr  ndaj demonstrueseve në Damask. Në dhunën  humbën jetën 21 civil në vendet tjera nëpër Siri, ndërsa kryengritësit kanë vrarë 23 ushtarë.

Presidenti sirian  Bashar al Asad deklaroi se referendumi i djeshëm ka qenë i suksesshëm. Ai pozitivisht e vlerësoi punën e mediave shtetërore siriane, të cilat siç theksoi, në mënyrë të guximshme u kundërshtuar të gjitha sulmeve në hapësirën informative.

Duke i grumbulluar rezultatet preliminare  nga referendumi  ministri sirian i Informatave  Adnan Mahmud theksoi se është regjistruar jehonë  e lartë.

Në Siri është mbajtur referendum për kushtetutë  të re, me qëllim t’i vihet fund qeverisjes 50-vjeçare të sistemit njëpartiak, ndërsa pritet rezultatet nga votimi të publikohen sot. Referendumi  është përpjekje  e Asadit, i cili lufton 11 muaj kundër trazirave  në vend,  t’i qetësojë  ato të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij. Opozita e bojkotoi  votimin, ndërsa perëndimi vlerëson se  kjo paraqet “mashtrim i pushtetit”.