Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 17:19

Pragë – Atentatori norvegjez Anders Bering Breivik, i cili në Oslo dhe në ishullin Utoja më 22 korrik vrau 77 persona, manifestin e tij që e ka publikuar në “Facebook” ua ka dërguar dhjetë çekëve.

Kjo është bërë shumë shkurt para se ta aktivizojë bombën në qendër të Oslos, ndërsa pranuesit kanë menduar se e-maili është spam, zbulon javorja çeke “Ekonom”.

“Se ajo nuk ishte një nga shumë spamet mësova pothuajse një javë pas sulmit, kur për shkak të kësaj më shkruajtën shumë gazetarë nga gazeta norvegjeze dhe daneze”, deklaroi çeku Alesh.

Ai në “Facebook” ka qenë anëtar i një grupi të orientuar kundër emigrantëve myslimanë dhe supozohet se Breivik dhe për shkak të kësaj e ka zgjedhur. Alesh pohon se nuk e ka njohur personalisht atentatorin.

Rasti i ngjashëm është edhe me studenten e mjekësisë Romana. Edhe ajo mes faqeve të adhuruara të “Facebook” ka shtuar grupe, të cilat merren me problematikën e emigrantëve. Ajo mohon se i takon grupit ekstremist, i cili e mbështet terrorozmin.

Breivik në manifest ka planifikuar “rrugë evropiane për lirinë”, ndërsa në video bën thirrje në luftë kundër islamit.