Lajme Shqip Friday, 20 May 2011 16:04

Vjenë – Ministri i Naftës së Libisë, Ganem Shukri me siguri ka ikur në Austri, pohon gazeta vjeneze “Prese” duke shtuar se ai ka qenë në listën e udhëtarëve të fluturimit për në Vjenë ku më vonë është zhdukur.

Të marten, fillimisht, Al Xhazira publikoi lajm për arratisjen e atij politikani nga regjimi i Gadafit. Ganem ka qenë drejtor i kompanisë kombëtare të naftës dhe gjoja me automjet të vetin ka kaluar nëpër vendkalimin Ras El Xhedir, ndërsa sipas informacioneve të Qeverisë në Tunis, të cilave u referohet media, ai ka shkuar në Xherba.

Nga hoteli është publikuar se ai nga e martja ka ikur me familjen në drejtim të panjohur. Ai në Vjenë ka pronë të patundur dhe vajzat e tij jetojnë në atë qytet dhe kanë shtetësi austriake, supozohet se ka udhëtuar drejt Austrisë.

Megjithatë, thekson gazeta, nuk ka konfirmim se pas aterimit të aeroplanit ai ka hyrë në territorin austriak. Pas tij nuk është shpallur urdhërarrest as nuk është në listën e BE-së të libianëve, të cilët kanë ndalesë për hyrje. mb/hr/12:11