Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 19:15

Vjenë – Ish-gjenerali i NATO-s, Klaus Rajnhart vlerësoi sot se strategjia ushtarake e Aleancës në Libi është e gabueshme.

“E gjithë qasja dhe e gjithë strategjia janë të gabueshme, sepse nuk mundet që konflikti në vend të kryhet nga ajri”, deklaroi ai për radion austriake 0e1.

Gjatë viteve të 90-ta, në Ballkan u pa se intervenimi i aleancës perëndimore mund vetëm të bëjë kushte për armëpushim, sqaroi ai.

“Gabimi kryesor është që të tregohet se Gadafi patjetër duhet të largohet”, kritikoi Rajnhart, duke shtuar se janë bërë edhe negociatat me ish-presidentin e RFJ-së Sllobodan Millosheviq.

Ai thotë se tani duhet të bëhet presion mbi kryengritësit, që të pranojnë armëpushim dhe pastaj negociata.

“Pas përfundimit të përleshjes, BE-ja ka detyrë së bashku me KB-në të dërgojnë ndërmjetësues dhe të ndërmarrin negociata”, sqaroi Rajnhart. Ai konsideroi se përderisa ndodh armëpushimi, është e domosdoshme që “zona-tampon” midis palëve në konflikt nën kontroll të forcave ndërkombëtare për siguri.