Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 13:54

Vjenë – Terroristi më i kërkuar në botë, të cilin njesësitë speciale amerikane e kanë e vranë në Pakistan, Osma bin Laden, gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ka qëndruar në Austri, me ç’rast në vend ka arritur me pasaportë të dhënë legalisht nga autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës, njofton gazeta vjenase “Esterajh”.

Gazeta njofton se “Bin Ladeni ka luftuar në BeH gjatë Luftës në këtë ish-republikë jugosllave dhe se ekzistojnë dëshmi se në vitin 1993 ai ka qëndruar në Sarajevë”.

Sipas gazetës, “ai presidentit të atëhershëm të BeH-së Alija Izetbegoviq i ka transferuar gjysmë miliardë dollarë, përmes organizatës humanitare ‘Agjencia për ndihmë të botës së tretë’, me të cilët u formua garda fundamentaliste myslimane në Bosnjë”.

“Esterajh” pohon se “me ndihmë të Bin Ladenit u formua Korpusi i tretë i Armatës së myslimanëve boshnjakë, 5.000 pjesëtarët e të cilit janë stërvitur në Sudan”.

Autoritetet në Sarajevë i mohojnë këto pohime, njofton gazeta austriake. bsh/11:14