Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 00:59

Bogota- Numri i viktimave në rrëshqitjen e dheut në qytetin kolumbian Manisales u rrit në 35, ndërsa rreth 70 njerëz rezultojnë të zhdukur.

Gjatë rrëshqitjes së dheut, që ndodhi të shtunën, janë shembur të paktën 16 shtëpi, ku kanë jetuar 35 familje.

Shkak për rrëshqitjen e dheut janë reshjet përmbytëse. Kolumbia përballet me një nga sezonet më të vështira të reshjeve të shiut në histori.