Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 17:40

Moskë – Vëzhguesit ndërkombtarë sot kumtuan se zgjedhjet parlamentare në Rusi anuan në favor të partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”, ndërsa u penguan nga shkeljet.

Vëzhguesit nga OSBE-ja, si dhe nga Këshilli Evropian, kanë thënë se fushata për zgjedhjet e së dielës përshkruhet me “garë të kufizuar politike dhe mungesë të drejtësisë”.

Vëzhguesit njoftuan përmes një deklarate se numërimi i votave u karakterizua me “shkejle frekuente të proçedurave dhe tendenca të manipulimit të dukshëm duke përfshirë stërmbushjen e kutive të votimit”.

Rezultatet preliminare kanë treguar se partia “Rusia e Bashkuar” ka fituar këto zgjedhje por me një rënie të dukshme të mbështetjes.

Komisioni Qendror Zgjedhor, njoftoi më herët sot se me 96 për qind të votave të numëruara, “Rusia e Bashkuar” ka fituar 49.5 përqind të votave, mjaftueshëm sa për të siguruar 283 ulëse nga 450 bosh.