Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 12:03

Athinë- Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos i ka përcaktuar negociatat me treshen e kreditorëve si veçanërisht të vështira, lajmërojnë mediat greke.

Dje ai sërish kishte bisedime me inspektorët e BE-së, Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), për t’u konfirmuar pakoja përfundimtare me masa në vlerë prej 3,3 miliardë euro, të kërkuara nga kreditorët e Greqisë.

Në takim morën pjesë edhe ministri i Punës Jorgos Kutrumanis, me të cilin janë shqyrtuar reformat e kërkuara të tregut të punës.

Në kërkesat pas takimit Venizelos pranoi se vendit po i bëhet presion serioz.

Sipas tij, shpëtimi i Greqisë, mbetja e saj në eurozonë dhe marrëveshja për hua të re është zbatuar nën çmim të madh social dhe viktima, por mossuksesi i negociatave dhe falimentimi i vendit do të sjellin deri në më shumë viktima. (LajmeShqip.com)