Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 12:53

Beograd-Serbia nuk do të organizojë  mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetarja e Kuvendit serb, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, e cila, sipas ligjit, nënshkruan zgjedhjet lokale.

Sipas Radios Evropa e Lirë, ajo ka deklaruar për mediat serbe se me Rezolutën 1244 Serbia ka ndërmarrë obligime që e kufizojnë por që duhet t’i respektojë, ndaj edhe “edhe nuk do të ketë zgjedhje në veri”.

“Në lidhje me këtë, nuk ka nevojë të pëshpëritet, por të flitet publikisht”, ka thënë ajo.

Serbia, deri më tani, ka mbajtur disa herë zgjedhje në Kosovë, por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare.