Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 18:30

Bruksel – Numër i madh i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot u deklaruan kundër iniciativës së Gjermanisë për zbatim të marrëveshjeve për formim të BE-së, që të rritet niveli i integrimit në eurozonë, deklaruan diplomatët në Bruksel.

Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, Britania e Madhe është kundër rishqyrtimit të Marrëveshjes së Lisbonës. Londra konsideron se reforma në eurozonë mund të zbatohet edhe pa ndryshime të marrëveshjeve për formim të Unionit.

Gjermania nga ana e vet insiston që të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së të marrin pjesë në përpjekjet për stabilizim të eurozonës, si dhe për krijim të unionit buxhetor-tatimor në eurozonë. Berlini dëshiron të vendosen masa adekuate në Marrëveshjen e Lisbonës.