Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 17:45

​Ish-komandanti i Ushtrisë serbe, Mile Mrksiq, i akuzuar nga Haga për krime kunder joserbëve ne ish-Jugosllavi, ka vdekur sot ne burgun e Portugalisë.

Është ky “personaliteti” i dytë serb, pas diktatorit Milosheviq, që vdes në burg gjatë vujatjes së dënimit, kanë njoftuar burimet nga Haga.

Mile Mrksiq u lind në vitin 1947 në Vrgnimost, dhe si oficer i shërbeu APJ-së, ku mori pjesë në betejën e Vukovarit në vitin 1991.

Pas betejës për Vukovarin u gradua gjeneral major në APJ, dhe më vonë u bë komandanti suprem i Ushtrisë së Krajinës Serbe, maj 1995.

Ai në pension doli pas disfatës së Ushtrisë Krajinës në gusht 1995.

Mrksiq në vitin 1995 së bashku me Mirosllav Radiq, Veselin Sljivanqanin dhe Slavko Dokmanoviq u akuzua per krime ndaj jo-serbëve nga Tribunalit Ndërkombëtar si përgjegjës për vrasjen e më shumë se 260 personave në Ovçara, pranë Vukovarit.

Ai u dergua në Hagë më 15 maj 2002, ku në të njëjtën ditë u transferua në paraburgim, transmeton “Preshva jonë”.

Procesi gjyqesor kundër tij kishte filluar në tetor 2005 dhe 27 shtator 2007.

Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës dënoi Mrksiq me 20 vjet burg për ndihmë dhe inkurajim të torturave, trajtim mizor dhe vrasjen e 194 të burgosurve kroatë në fermën Ovçara më 20 nëntor 1991.