Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 09:36

Moskë – Një uzbekistanez vdiq dje në aeroportin e Moskës Domodedovë me mbi 600 gramë heroinë, të fshehur në kapsolla në bark, kumtuan sot agjencitë ruse, duke iu referuar burimeve të policisë.

“Në barkun e shtetasit uzbekistanez, i vdekur më 25 mars në repartin mjekësor të aeroportit Domodedovë, gjatë autopsisë janë zbuluar 74 kapsolla me gjithsej 646 gramë heroinë”, tregoi burimi.

Narkotikët nga Afganistani, të dedikuara për tregjet në Rusi dhe në Evropën Perëndimore, transportohen përmes ish republikave sovjetike nga Azia qendrore, theksojnë agjencitë.