Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 08:24

Filip Plevneliev, djali 14-vjeçar i presidentit bullgar Rosen Plevneliev, vdiq dje nga një sëmundje e rëndë, kumtoi kabineti i presidentit.

Filipi ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, ndërsa s’ka pasur as shenja e as simptome. Aorta i është çarë nëpër tërë gjatësinë dhe ka shkaktuar gjakderdhje në organizëm, mëson gazeta “24 çasa”.

“Sot, më 8 gusht, na la djali ynë i madh, Filipi. Ai ishte një fëmijë i mirë dhe i fortë, na jepte gëzim neve dhe të gjithëve që e njihnin. Ky është një çast jashtëzakonisht i rëndë për familjen, për mua, bashkëshorten dhe dy djemtë tanë dhe Ju lutemi që të na lejohet qetësi në pikëllimin – e transmetoi sekretari deklaratën e presidentit Plevneliev.

Presidenti bullgar dhe bashkëshortja e tij Julijana kanë edhe dy djem më të vegjël, Asenin dhe Pavlen.