Lajme Shqip Thursday, 15 March 2012 08:45

Kabul – Afgani, i cili dje u përpoq me kamion të shkelë një grup të marinsave amerikane në bazën “Kemp bastion” në provincën Helmand, ka vdekur nga djegiet, transmetuan mediat britanike.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur aeroplani i ministrit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lion Paneta ka ateruar në aeroportin në territorin e bazës.

Automjeti me shpejtësi të madhe ka hyrë në zonën e pistës dhe është ndezur. Drejtuesi ka arritur të kërcejë nga kabina e kapluar me zjarr.

Zëvendëskomandanti i njësiteve amerikane në Afganistan gjeneral-nënkolonel, Kertis Skaparoti deklaroi se sulmuesi me siguri ka dashur me kamionin të godasë grupin e marinsave të cilët e kanë ruajtur aeroplanin e ateruar.

Deri në incidentin afgani në bazë kishte punuar si përkthyes.

Detajet, për shkakun e ndezjes së kamionit, nuk kumtohen.

Sipas gjeneralit Skaparoti, në kabinën e automjetit me siguri ka pasur tubacion me karburant, i cili është ndezur nga plumbi, pasi ushtarët kanë hapur zjarr mbi kamionin i cili ka qarkulluar me shpejtësi të madhe.