Lajme Shqip Saturday, 06 July 2013 14:20

Athinë – Sot është e pesta ditë që vazhdon ndjekja policore për 4 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas.

Sipas informacioneve më të fundit që bëhen publike nga policia, shqiptarët kishin planifikuar të ndihmonin edhe në arratisjen e Alket Rizait nga burgu i Dhomokos, duke kryer një sulm të armatosur dhe duke shpërthyer murin e jashtëm rrethues, për ta ndihmuar atë të linte burgun. Në këtë përfundim është arritur, pas analizës së një bisede mes Rizait dhe njerëzve që ndihmuan në arratisjen e Trikalas në mars të këtij viti, raportn BW.

Policia e lidh këtë me përplasjen e armatosur që ndodhi dje në të gdhirë mes të arratisurve dhe oficerëve të policisë në zonën e Artës, ku shqiptarët hapën zjarr, ngjarje që sipas policies, e pengoi planin e tyre dhe i detyroi të vazhdojnë rrugën në zonën drejt kufirit.

Sipas të dhënave të paradites së sotme, shqiptarët ndodhen në zonën e lumit Aheronda dhe Kalama dhe policia mendon se ata kanë 2 rrugë për t’u larguar, nëpërmjet lumit të rrëmbyer ose nga toka dhe ka marrë masa që të kontrollojë terrenin nga toka, nga ajri, madje edhe nga deti. Policia ka vënë në gatishmëri edhe forcat policore të zonës pranë Janinës e Igumenicës. Në të njëjtën kohë, në zonën detare afër Prevezës ka anije patrullimi të Igumenicës për të parandaluar arratisjen e mundshme të shqiptarëve nga deti.

Mendohet se personat që kërkohen nga policia janë Marian Kola, Ilir kupa, Flaulant Luli dhe Fatos Sulaj.

Ermal Lita është arrestuar më herët, pasi së bashku me Admir Murataj kryen një grabitje në një supermarket në Peristeri.

Murataj i shpëtoi arrestimit dhe së bashku me Klement Cala grabitën rreth 1 mln euro në bankën e Larisës. Policia nuk është në gjendje të thotë nëse këta të dy janë arratisur në Shqipëri apo diku gjetkë.

I teti i arratisur nga burgu i Trikalas ishte 25 vjecari Edison Lika, i cili së bashku me xhaxhanë e tij Flamur Lika mbeti i vrarë në përpjekje me policinë mbrëmjen e 2 korrikut.

Policia iu faturon shqiptarëve të arratisur, dy vrasje që kanë ndodhur gjatë shkëmbit të zjarrit me ta; atë të 25 vjecares Katerina Zogali e cila kalonte rastësisht në Istmia, ndërsa më 17 qershor, të vrasjes së policit 37 vjeçar Jorgo Andritsopulu në Distomo.