Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 12:51

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) arrestoi edhe një të dyshuar në kuadër të aksionit “Celula” në të cilën para disa ditësh u arrestuan disa individë të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në luftën e radhëve të Shtetit Islamik në Siri, raporton Zhurnal.

Personi i cili është arrestuar mbrëmë dyshohet se ka luftuar për ISIS-in.

Në aksionin policor javën e kaluar u arrestuan gjithsej 9 persona në disa qytete të Maqedonisë, ndërsa MPB dështë në kërkim edhe të 27 personave, prej të cilëve për 20 ekziston dyshim se ende janë në luftën e Sirisë.