Lajme Shqip Sunday, 11 March 2012 15:36

Shkup-Dy incidente tjera janë regjistruar mbrëmë në Shkup, mirëpo në të shumtën e rasteve ato janë plasuar nga mediat maqedonase.

Në një incident që ka ndodhur në lagjen Debar Mahalla, është sulmuar një 15 vjeçar maqedonas, derisa po dilte nga një internet kafe në rrugën “Orce Nikollov”.

Në këtë incident, media maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për sulmues shqiptarë. Por, MPB ka regjistruar rastin, mirëpo duke mos njoftuar lidhur me të.

Një incident tjetër ka ndodhur në lagjen Gjorçe Petrov, ku siç thuhet një 66 vjeçar është sulmuar nga një grup të rinjsh, që gjithashtu mediat maqedonase kanë theksuar se bëhet fjalë për të rinj shqiptarë.

Siç raportohet, të rinjt kanë rrahur të moshuarin me shkopinj druri, bokse hekuri dhe gjësende tjera të forta.

MPB pritet që sot të informojë mbi gjendjen më të re në Shkup dhe qytete tjera, ku ditëve të fundit janë shtuar incidentet ndëretnike. (INA)