Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 16:41

Vatikan – Vatikani sot e dënoi ipeshkvin belg Rozhe Vengeluve, i cili vitin e kaluar u tërhoq pasi që pranoi se seksualisht e ka abuzuar nipin e tij, duke deklaruar se nuk mundet më publikisht ta kryejë detyrën e ipeshkvit.

Kjo është hera e parë që të zbatohet një ligj i ri në Vatikan për abuzim seksual, i cili është vendosur vitin e kaluar. Sipas këtij ligji këshilli i kardinalëve për doktrinë të fesë është autorizuar të hetojë dhe sanksionojë peshkopë dhe kardinalë, të cilët keqtrajtojnë minorenë, ndërsa dënimi më i lartë është degradimi.

Vatikani sot shqiptoi sanksione pasi që peshkopët belgë kumtuan këtë fundjavë se ipeshkvi i mëparshëm i Brizhit është dërguar jashtë shtetit në këshillim shpirtëror dhe psikologjik.