Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 15:52

Varshavë – Goditjet e papritur të dimrit në muajin maj mbuluan me borë pjesë të Polonisë jugore dhe të Çekisë veriore, për shkak se në një moment, madje 100 mijë shtëpi në Poloni, mbetën pa energji elektrike.

Në pjesët e tjera të Polonisë, gjithashtu u matën temperatura të ulta, ndërsa në qytetin Tornja ishte “rrëzuar” rekordi i majit, pasi që temperaturat treguan 7, 3 gradë Celsius nën zero. Ndërsa natë të ftohtë pa ngrohje dhe rrymë kaluan 26. 000 shtëpi në jugperëndim të shtetit. Gjithasht në këtë mot të ligë, janë regjistruar mbi 400 aksidente.

Deri më tani maji më i ftohtë në Poloni ka qenë në vitin 1958, i cili në Lembrok, gjithashtu qytet në veri të shtetit, ishin matur temperaturat 6, 3 gradë nën zero.