Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 12:20

Angli – Një ngjarje e pazakontë po pushton mediat ndërkombëtare.

I mërzitur me partneren e tij, Marcin Kasprzak e sulmoi të fejuarën e tij me një armë tymuese dhe e varrosi të gjallë.

Michalina Lewandowska 27 vjeçare i mbijetoi kësaj ngjarje të hidhur të ndodhur më 29 maj, duke u arratisur nga kutia e kartonit ku e kishin futur, pavarësisht se e kishin lidhur me ngjitëse shirit dhe mbuluar me degë pemësh që peshonin 40 kilogramë.

25 vjeçari Kasprzak, i ndihmuar nga shoku i tij 18-vjeçar Patryk Borys, e varrosi të gjallë të fejuarën e tij, nënën e djalit të tij, pasi jeta me të ishte bërë e bezdisshme dhe se dëshironte të fillonte një jetë të re. Të lidhur brenda një kutie kartoni ata e çuan në një zonë të pyllëzuar dhe të pabanuar, dhe hapën një varr të cekët për të groposur viktimën. Por për fatin e mirë të saj, plani i tyre dështoi.

Michalina përdori unazën e saj të fejesës prej diamanti për të gërvishtur, deri këputur ngjitësen shirit që e kishte bllokuar në kuti.

Gjashtë muaj pas kësaj ngjarjeje ajo e ka hedhur në gjyq dhe për të mbrojtur veten nga akuzat, i fejuari i saj ka thënë thjeshtë “Po përpiqesha vetëm ta frikësoja!”. (LajmeShqip.com)