Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 09:55

Washington – Vandalët e rrëzuan statujën e ish-presidentit amerikan Ronald Regan, e vendosur në një park në Kaliforni.

Statuja tërësisht ishte çrrënjosur nga vendi në të cilin ishte e vendosur. Sipas hetimit, vjedhësit me siguri me një zinxhir e kanë lidhur monumentin e bronzit dhe kanë tentuar ta bartin me furgon ose me ndonjë mjet tjetër transportues.

Policia në New Port Beach (Njuport Biç) supozon se kriminelët ose kanë dashur si mbeturinë ta shesin statujën, e cila kushton 60 mijë dollarë ose e urrenin presidentin e 40-të të SHBA-së.