Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 19:16

Bogotë – Së paku katër persona, anëtarë të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilët kryenin hetim kundër anëtarëve të të ish-bandave paraushtarake, janë vrarë në Kolumbi nga fundi i prillit të këtij viti, kumtuan përfaqësues zyrtar lokal.

Në kumtesën e zëvendës presidentit kolumbian theksohet se të martën është vrarë polici Hame Amberto Enao në qytetin Medelin. Eneo e ka koordinuar grupin për aksion kundlr organizatave kriminele në qytet.

Sipas mediumeve lokale mbrëmë në pjesën qendrore të qytetit Pereira është vrarë Edison Osorio Suarez, i cili është nëpunës komunal. Në lagjen Çoko është vrarë lideri lokal i fshatit Hose Fransisko Valdiri.

Sipas kumtesës së organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Valdiri është vrarë më 17 maj nga forcat paraushtarake. Para dy javësh më 29 prill u vra edhe aktivistja e lëvizjes lokale Marta Gaibao.