Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 13:00

Damask – Të paktën 27 njerëz janë vrarë dje në dhunën në provincën jugore siriane Dara.

Midis të vdekurve janë edhe 12 dezertorë nga armata. Ata ishin ekzekutuar nga një grup njerëzish.

Mijëra qytetarë sot protestuan në shumë vende të Sirisë duke kërkuar largim të presidentit Bashar al Asad nga pushteti.

Protestat e sotme vijuan pas lutjes të së premtes. Demonstruesit u bën thirrje qytetarëve në “fazë të re të rezistencës popullore”.

Aktivistët e opozitës u bëjnë thirrje kundërshtarëve të regjimit që t’i përforcojnë protestat kundër Al Asadit, forcat e të cilit një kohë të gjatë i mbajnë nën rrethim qytetet Dael, Jasem dhe Maret al-Human.