Lajme Shqip Saturday, 23 April 2011 09:33

Tripoli – Ushtria libiane do të tërhiqet nga Misrata dhe do t’u lejojë fiseve lokale që ta zgjidhin përleshjen në qytet përmes negociatave ose me përdorim të forcës, deklaroi zëvendësministri libian i Punëve të Jashtme, Heled Kaim.

“Situatën në Misrata do ta zgjidhin fiset dhe banorët e këtij qyteti, e jo ushtria libiane”, theksoi Kaim.

“Tani para ushtrisë libiane ka një ultimatum. Përderisa ajo nuk mund ta zgjidhë problemin në Misrata, atëherë populli nga rajoni duhet të përfshihet”, shtoi zëvendësministri libian.

Misrata është qyteti i tretë sipas madhësisë në Libi, i cili gjendet nën kontrollin e kryengritësve, por pothuajse dy muaj është nën rrethim të forcave lojale të Moamer Gadafit. Qytet gjendet në pjesën veriperëndimore të vendit, në rreth 200 metra në lindje të Tripolit.