Lajme Shqip Wednesday, 31 October 2012 12:47

SHBA –   Numri i të vdekurve nga stuhia Sandy, e cila goditi të hënën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në të paktën 45 njerëz, ndërsa rreth 8 milionë shtëpi dhe biznese vazhdojnë të jenë pa drita. Linjat e metrove në qytetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë jo funksionale, përderisa shumë aeroporte, linja hekurudhore, rrugë dhe porte mbesin të mbyllura, në rajonet e prekura nga stuhia. Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili e ka shtyrë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale, pritet t’i vizitojë sot të mbijetuarit e stuhisë në Nju Xhërsi.

Ai do të takohet me guvernatorin Chris Christi dhe do të falenderojë punëtorët e emergjencës që luftuan për  për të mposhtur këtë fatkeqësi.
Presidenti shpalli si “katastrofë madhore” gjendjen në shtetet Neë York dhe Neë Jersey, dhe liroi  fondet federale me synimin për riparimin e dëmeve prej miliarda dollarësh përgjatë bregut lindor.
Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qyteti do për ditë të tëra do të  përballet sfidat për rimëkëmbjen  nga stuhia.
“Dëmi që kemi pësuar është shumë i madh dhe riparimet nuk do të ndodhin brenda natës. Dy sfidat më të mëdha me të cilat përballet qyteti janë transporti publik dhe energjia elektrike.
Tregu i aksioneve Neë York Stock Exchange qëndroi mbyllur dy ditë  rresht, duke shënuar kështu herën e parë që nga viti 1888 që këmbimet tregtare janë pezulluar për dy ditë me radhë për shkak të motit. Neë York Stock Exchange hapet sot.
Qytete të tjera amerikane përgjatë bregdetit lindor, përfshi kryeqytetin Uashingtonin, mbetën dje me sisteme publike transporti të pezulluar, aeroportete të mbyllur dhe miliona njerëz të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Stuhia e fuqishme goditi më tej në brendësi të vendit 1 mijë e 500 kilometra nga brigjet lindore, duke sjellë në disa zona, si në  Vest Virginia borë prej më shumë se 1 metër.(LajmeShqip.com)