Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 16:54

SHBA – Uragani Sandy arrin shpejtësinë 120 kilometra në orë dhe rrezikon të kthehet në një superstuhi .

 

Pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për atë që meteorologët e parashikojnë të jetë  stuhia më e rëndë që godet këtë pjesë të vendit. Uragani Sandy po i afrohet bregdetit të Atlantikut dhe pritet të bashkohet me dy sisteme moti nga veriu për të formuar një “super-stuhi” hibride me gjerësi 1200 kilometra, që do të prekë rreth 60 milionë banorë.

 

Presidenti Barak Obama, i cili u informua nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave, u bëri thirrje banorëve të zonave të rrezikuara që ta marrin shumë seriozisht stuhinë dhe t’u binden urdhrave të autoriteteve shtetërore dhe lokale. Erërat e kësaj stuhie qysh tani kanë  shpejtësi prej 120 kilometrash në orë ndërsa jao po  zgjerohet me erëra të forta që arrijnë deri 165 kilometra nga qendra e saj. Shtetet e Neë-Yorkut, Pesilavanisë, Marylandit, Virgjinisë, Karolinës së Veriut dhe kryeqytetit Washignton, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshem. Rreth 375 mijë persona jane urdhëruar të evakuuohen në zonat që shtrihen në vende të ulëta ndërsa  shkollat janë mbyllur.

 

Kompanitë e mëdha si Air France, British Airëays dhe Virgin Atlantik kanë pezulluar fluturimet për në qytetet lindore ndërkohë që në Nju Jork nuk po funksionon një pjesë e madhe e transportit urban. Dy rivalët për president kanë modifikuar programin e tyre elektoral. Uragani Sandy ka shkaktuar vdekjen e 60 persëonve javën e kaluar  në ishujt Karaibe.(LajmeShqip.com)