Lajme Shqip Sunday, 28 August 2011 11:03

New-York – Uragani “Irena” i është afruar New-Yorkut, me erëra të ashpra dhe kërcënime për përmbytje.

New-Yorku thuhet t’i ngjajë një qyteti fantazmë pasi më shumë se 370 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa transporti publik është ndërprerë tërësisht.

Kryebashkiaku Majkëll Bllumberg, në konferencën e fundit për media, tha se largimi nga stuhia nuk është më i mundur.

“Në këtë moment, nëse ju nuk jeni evakuuar, sugjerimi ynë është të qëndroni aty ku jeni. Natyra është shumë më e fort

ë sesa ne”, ka thënë ai.

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Virginia dhe Florida, si pasojë e aksidenteve me makinë, sulmeve në zemër dhe rrëzimit të pemëve.

Me kalimin e tij përgjatë bregdetit amerikan, uragani ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për më shumë se një milion njerëz, ka anuluar mbi tetë mijë fluturime dhe ka detyruar dy milionë njerëz të largohen nga shtëpitë – gjysma e tyre nga New Jersey.