Akapulko – Uragani Dora, që kalon në afërsi të bregdetit të Meksikës, tani u rrit në kategorinë e katërt nga shkalla e pestë e Safir-Simpson të shkallës së uraganeve, transmetuan mediat amerikane.
Shpejtësia e erërave që e përcjellin, arrin 217 kilometra në orë.
Qendra e uraganit është në 380 kilometra në jugperëndim të Lasaro Kardenasit, në jugperëndim të Meksikës.
Stihia lëviz në drejtim, perëndim-veriperëndim, me shpejtësi prej 26 kilometrave në orë.
Dora është uragani i katërt nga fillimi i sezonit të uraganeve, në pjesën lindore të Oqeanit të Qetë.
Parashikimet janë se stuhitë do të lëvizin në mënyrë paralele me bregdetin, në 24 orët e ardhshme dhe nga dita e premte të fillojë që të dobësohet.
Në Oqeanin Atlantik formohet stuhi tropikale. Qendra e tij gjendet në më shumë se 1.000 kilometra, në drejtim lindje-verilindje nga ishujt Bermude dhe tani për tani kjo nuk paraqet rrezik për tokën.