Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 09:21

New York – Investitori amerikan dhe njëri nga njerëzit më të pasur në botë Uoren Buffet ka blerë për 10,7 miliardë dollarë aksione të kompanisë “International Business Machines” (IBM).

Ky është investimi i tij më i madh në sektorin e teknologjisë informative, të cilën deri më tani, sipas rregullit e ka evituar. Për bankat evropiane Baffet nuk është i interesuar, sepse nuk është i sigurt nëse BE-ja është në gjendje të kryejë ndryshime të domosdoshme për Evropën që të dalë nga kriza.

Ai në bisedë për televizionin CNBS deklaroi se aksionet e IBM i ka blerë në pjesë edhe atë përmes fondit të tij investues “Berkshir Hetuej”. Bafet me blerjen ka filluar që në mars, ndërsa udhëheqësinë e IBM paraprakisht nuk e ka informuar për qëllimin e tij. Firma ka mësuar madje nga intervista televizive.

Baffet ka mbledhur gjithsej 64 milionë aksione, që paraqet pjesë në IBM prej 5,5 përqindëve dhe me këtë numërohet mes investitorëve më të mëdhenj në këtë kompani.

Uoren Baffet këtë vit veçmë ka blerë aksione në institucion financiar amerikan “Bank of America”, banka më e madhe në SHBA. Në të ka investuar rreth 5 miliardë dollarë.