Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 10:08

Tripoli – Një panel i përbërë nga udhëheqës të pesë vendeve të Unionit Afrikan kanë hartuar një plan për negocim mes forcave të Muamer Gadafit dhe atyre kryengritëse.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jakob Zuma tha se lideri libian ka pranuar planin, ndërkohë që përfaqësues të forcave kryengritëse kanë deklaruar se çdo marrëveshje e  projektuar për të mbajtur Kolonel Gadafin, ose bijtë e tij në vend nuk do të jenë të pranueshme.

Paneli i përbërë nga përfaqësuesit e pesë vendeve: presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma, Mohamed Ould Abdel Aziz i Mauritanisë, Amadou Toumani Toure nga  Mali, Denis Sassou Nguesso nga  Kongo-Brazzaville, dhe Ministri i Jashtëm i Ugandës Henry Oryem Okello është miratuar nga Bashkimi Evropian.

Zuma, tha se vëllai i Muamer Gadafit ka pranuar planin për negocim. Por një zëdhënës i kryengritësve, tha se nuk mund të ketë armëpushim derisa Kolonel Gadafi t’i tërheqë forcat e tij.

Ai, tha se bota ka parë edhe më parë oferta të tilla për armëpushim derisa pas 15 minutash kanë filluar të shtënat përsëri. Kryengritësit do ta shqyrtojnë propozimin e ofruar por duke këmbëngulur në dorëheqjen e Muamer Gadafit.

Ndërkohë që  në Ajdabiya, forcat pro-Gaddafit në luftime të ashpra kanë zmbrapsur forcat rebele, NATO-ja, thotë se avionët e saj kanë  shkatërruar të dielën  25 tanke të qeverisë. Vendet perëndimore të përfshira në operacionet e NATO-s ende nuk e kanë komentuar planin.