Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 17:15

Gjenevë – Të paktën 26 fëmijë janë vrarë gjatë dy muajve të kaluara në protestat e ashpra në Jemen, kumtoi sot Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF).

Shumica e fëmijëve janë vrarë nga armë zjarri në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve antiqeveritar, deklaroi zëdhënësja e UNICEF-it, Marisie Merkado.

Të paktën 36 fëmijë janë lënduar nga armë zjarri, ndërsa 47 janë lënduar me shkopinj gome dhe gurë, shtoi Markado.

“Nuk kemi absolutisht kurrfarë indikacioni se fëmijët kanë qenë cak dhe nuk dimë se kush ka shtënë ndaj tyre”, theksoi ajo dhe shtoi se ata ose kanë marrë pjesë në demonstratat ose i kanë vëzhguar.

Markado theksoi se ky bilanc i fëmijëve të vrarë dhe të lënduar është shumë i lartë dhe theksoi se UNICEF-i u bën thirrje të gjitha palëve që mos t’i sulmojnë fëmijët.