Lajme Shqip Tuesday, 02 October 2012 12:15

Sarajevë- Bosnja e Hercegovina sipas analfabetizëm gjendet në nivel të shteteve të pazhvilluara afrikane, ku 15 për qind nga banorët nuk kanë mbarur arsimin fillore, tregojnë të dhënat e UNESKO-s.

Pa arsim fillor të përfunduar mes banorëve në moshë prej 25 deri 35 vite në qytetet e BeH janë rreth 7,75 për qind  nga burrat dhe 22 për qind  e grave. Kjo përqindje është më e madhe në rrethinë të qyteteve, ku 16 për qind nga burrat dhe 45,5  për qind nga gratë janë analfabetë. Në fshatrat vetëm 25 për qind nga burrat dhe 47,5 për qind nga gratë dinë vetëm të nënshkruajnë.

Të dhënat e UNESKO-s  tregojnë se pas luftës në vitet e 90-ta numri i analfabetëve në Bonjë dhe Hercegovinë në mënyrë drastike është rritur, ndërsa interesi për arsimin është ulur.

Në BeH rreth 1,7 milionë njerëz nuk e kanë përfunduar arsimin e mesëm, ndërsa 53,5 për qind nga gratë e afta për punë kanë vetëm arsim fillor. (LajmeShqip.com)