Lajme Shqip Friday, 10 February 2012 10:15

Washington – Shkencëtarët nga NASA publikuan se për shkak të uljes së buxhetit të programit kozmik amerikan, me siguri që nuk do të mund t’i realizojnë hulumtimet në planetet e tjera, mes të cilave edhe Marsin.

Dy shkencëtarë theksuan se e kanë shqyrtuar buxhetin e Agjencisë së SHBA-së për hulumtime kozmike për vitin 2013, i cili duhet të publikohet javën e ardhshme. Sipas tyre, ulja e financave do ta detyrojë NASA-n të heqë dorë nga misionet e përbashkëta të vendeve evropiane në vitin 2016 dhe 2018 për hulumtime në Mars.

Marrëveshja e parë parashikon që pjesa e NASA-s për këto misione  të përfshij 1,4 miliardë dollarë. Disa programe  për Mars  do të vazhdojnë, por fati i programeve të planifikuara  në të ardhmen është i paqartë, konfirmojnë dy shkencëtarët, të cilët kërkuan të jenë anonim. Ata theksuan se ulja e buxhetit të NASA-s në përqindje është numër dyshifror.

Zëdhënësi i agjencisë David Uliver deklaroi se NASA për momentin po i teston programet në zhvillim për hulumtime në Mars,  me qëllim optimizimin e tyre.