Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 18:47

SHBA – Udhëheqësit botërorë po dërgojnë urimet e tyre për presidentin amerikan Barak Obama, i cili fitoi një mandat të dytë në një garë të fort me sfiduesin republikan Mitt Romney.
 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun tha se ai “ngrohtësisht uron” zotin Obama dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin “në frymën e partneritetit të qëndrueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara.” Ai vuri në dukje disa nga sfidat që shtrihen përpara – duke përfshirë përfundimin e gjakderdhjes në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
 
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se aleanca strategjike mes Izraelit dhe Shteteve të bashkuara është më e forte se kurrë dhe do të vazhdojë të punojë me presidentin Obama. Zoti Netanyahu është një mik i ngushtë me zotin Romney, sfiduesin e presidentit.
 
Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram zotit Obama me urimet e tij, ndërsa zëdhënësi i zotit Putin tha se presidenti e priti lajmin “me shumë pozitivitet”.
 
Kryeministri britanik David Cameron dërgoi një tweet me urime të përzemërta dhe tha se pret të vazhdojë punën me presidentin. Por në një vizitë në Jordani sot, zoti Cameron u tha gazetarëve se zoti Obama ka nevojë të bëjë më shumë për të ndihmuar në fundin e luftës civile në Siri.
 
Udhëheqësit në Kenia, vendi i të jatit të zotit Obama vlerësuan rizgjedhjen e presidentit.
 
Gjyshja e zotit Obama jeton në fshatin Kogelo ku ajo dhe banorë të tjerë festuan rezultatin e zgjedhjeve. Ajo u tha gazetarëve se beson se rizgjedhja e nipit të saj u rizgjodh pasi ai ka kapacitetin të dojë të tjerët. Dhe ashtu siç do gjyshe do të kërkonte nga nipi i saj, ajo i kërkoi zotit Obama të bënte më të mirën.(LajmeShqip.com)