Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:34

Abixhan – Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Bregun e Fildishtë, Alasan Uatara deklaroi mbrëmë se rivali i tij Loran Gbagbo, i cili edhe pas dështimeve të zgjedhjeve të nëntorit refuzonte ta dorëzojë pushtetin, është arrestuar dhe do të ballafaqohet me drejtësinë.

Uatara në fjalimin e shkurtër televiziv theksoi se do t’i ndërmerr të gjitha masat që ta garantojë sigurinë fizike të presidentit të deritanishëm të Bregut të Fildishtë.

Ai deklaroi se do të formojë Komision për të vërtetën dhe për pajtim, i cili do t’i hetojë akuzat për krimet kundër popullatës civile, të cilat i kanë kryer të dyja palët gjatë përplasjeve të cilat ndodhën para ca kohësh.

“Vendi ynë e mbylli faqen e dhimbshme të historisë”, shtoi Uatara.

Ai i bëri thirrje popullatës të jetë e qetë dhe e përmbajtur dhe kërkoi nga forcat e Gbagbos ta dorëzojnë armën.

Kombet e bashkuara kumtuan se në dhunën në Bregun e Fildishtë nga dhjetori kanë humbur jetën 800 persona dhe paralajmëruan se bilanci i të vrarëve me siguri është më i madh.