Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 06:09

Uashington – Departamenti amerikan i Shtetit u urdhëroi disa të punësuarve në Ambasadën e SHBA-së në Siri dhe familjeve të tyre, si dhe shtetasve amerikanë që të largohen nga vendi për shkak të gjendjes jo të sigurtë dhe jo stabile në të.

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve që t’i shtyejnë udhëtimet për në Siri dhe i këshillon ata të cilët ndodhen atjet të kthehen në shtëpi, derisa funksionon akoma komunikacioni në vend.

Ministria e amerikane e Financave njëkohësisht po punon në projektin për vendosjen e sanksioneve kundër bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit të Sirisë, Bashar Asad.