Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 08:50

Uashington – Burri i dyshuar për vrasje të shtatë personave, mes të cilëve edhe dy fëmijë  në qytetin amerikan Grand Rapids, në shtetin federal Miçigen, u vetëvra.

Dy nga pengjet, i cili i mbante në shtëpinë, e cila ishte e rrethuar nga policia, nuk pësuan, kumtoi policia lokale.

Incidenti filloi pasi që policia hasi katër persona të vrarë në një shtëpi dhe edhe tre të tjerë në një tjetër.

I dyshuari për vrasje, Rodrik Dantsler, 34-vjeçar, afroamerikan, u përpoq të ikë me automobil dhe gjatë ndjekjes pas tij ai hapi zjarr ndaj policisë dhe plagosi dy kalimtarë. Ai bëri ndeshje, pas çka arriti ta lëshojë automobilin dhe u fsheh në shtëpinë e parë e cila i është gjetur në rrugë, ku ka marrë si pengje dy gra dhe një burrë.

Pak më vonë ai liroi njërën nga gratë dhe deklaroi se dëshiron të dorëzohet. Gjatë negociatave me policinë prej brenda u dëgjuan të shtëna dhe pak më vonë ai u gjet i vdekur, me lëndime nga armë zjarri në kokë.

Shefi i policisë lokale, Kevin Belk deklaroi se mes shtatë viktimave të Danstlerit janë vajza e tij dhe mikja e mëparshme.