Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 13:00

Uashington- Presidenti Barak Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidentin kinez Shi Xhinping.

Shi, 58 vjeç, është propozuar të bëhet president në vitin 2013.

Vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë po përcillet së afërmi, për të parë nëse ka shenja të lëvizjes në lidhjet ekonomike mes dy shteteve, që deri tash kishin dallime të thella.

Raportet mes dy shteteve shënuan mospajtime së fundi në lidhje me tregtinë, monedhën kombëtare, të drejtat e njeriut dhe synimet ushtarake.

Në qendër të bisedimeve kanë qenë edhe Koreja Veriore, Siria dhe Irani.

Kina iu bashkua javën e kaluar Rusisë në përdorimin e vetos ndaj një rezolute kundër aksioneve të qeverisë siriane ndaj protestuesve.

Më herët Shi u takua me nënpresidentin Xho Bajden, i cili u zotua hapur për tejkalimin e dallimeve.

Shi pritet të takohet edhe me sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton. (LajmeShqip.com)