Lajme Shqip Sunday, 05 February 2012 08:00

Uashington-Policia mbylli dje kampin e fundit të madh të lëvizjes Okupimi i Wall Street-it në Shtetet e Bashkuara, që ishte vetëm disa blloqe të ndërtesave larg nga Shtëpia e Bardhë.

Afro 50 policë u paraqitën në Sheshin Mekferson dhe i morën thasët për fjetje dhe tendat, që protestuesit i kishin përdorë për të mbetur në këtë shesh gjatë natës.

Policia tha se ata po i zabtonin rregullat, që i lejojnë demonstruesit në vende të ndryshme, por e ndalojnë krijimin e kampit. Demonstruesit thonë se policia efektivisht po i dëbon ata duke i detyruar me forcë, që t’i largojnë pajisjet për fjetje.

Okupimi në Uashington ishte më i dukshme, prej pak kampeve të mbetura në Shtetet e Bashkuara, prej muajit shtator dhe tetor të vitit të kaluar, kur filluan protestat kundër pabarazisë ekonomike dhe kundër ndikimit të bizneseve të mëdha në politikë.