Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 11:21

Uashington – Autoritetet amerikane filluan analizat e ADN-së mbi mbetjet mortore të liderit të Al Kaedës, Osama bin laden, si dhe teknikë të posaçme për identifikimin e kufomës së tij, kumtuan përfaqësuesit qeveritarë amerikanë.

Bin Ladenin e identifikuan pjesëtarët e forcave të bashkuara të SHBA-së dhe Pakistanit, të cilët e vranë gjatë një këmbimi të zjarrit, pasi që ishte qëlluar në kokë.

Rezultatet e analizave të ADN-së do të kumtohen gjatë ditëve në vijim.