Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 11:06

Uashington – NATO mbetet pa bomba “të mençura” dhe lloje të tjera të armatimit në Libi, ku po zbaton operacionin kundër liderit libian, Moamer Gadafi, shkruan “Uashington post”.

Duke paralajmëruar deklarata të burimeve nga NATO dhe SHBA-ja, gazeta amerikane me ndikim shkruan se mungesa e municionit tregon se Britania e Madhe, Franca dhe disa vende të tjera evropiane janë të kufizuara madje edhe gjatë realizimit të aksioneve ushtarake relativisht të vogla.

Mungesa e armatimit, së bashku me numrin e kufizuar të fluturakeve të cilat u qëndrojnë në dispozicion, e përforcoi shqetësimin e përfaqësuesve individualë të cilët pyeten se nëse SHBA-ja mund të vazhdojë të shmang kthimin e sulmeve ajrore, thuhet në raport.

Momentalisht gjashtë prej 28 vendeve të NATO-s zbatojnë sulme ajrore në Libi, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe marrin pjesë në gjysmën e tyre.