Uashington – Ligjvënësja republikane amerikane, Mishel Bakman, është femra e parë që e ka paraqitur pjesëmarrjen në garën për president të Shteteve të Bashkuara.
Këtë paraqitje ajo e bëri gjatë debatit të parë të kandidatëve republikanë, që u mbajt mbrëmë vonë në New Hampshire.
Me këtë rast Bakman tha se i ka plotësuar letrat për të synuar zyrën e presidencës së Shteteve të Bashkuara. “Pra unë shumë shpejt do ta bëj edhe shpalljen formale”, tha ajo.
Thuhet se ajo ka lidhje me lëvizjen ultra-konservatore, Tea Party.
Republikanja Bakman ka zgjuar interesim te mbështetësit me dënimet e shpeshta të politikave të presidentit Barak Obama.