Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 08:43

Uashington – Ndihma e parë joushtarake amerikane për kryengritësit libianë arriti mbrëmë në portin e Bengazit, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Tonar.

Ndihma përbëhet nga ushqimi, ndërsa duhet të arrijnë edhe mbathje, materiale mjekësore dhe veshje mbrojtëse.

Presidenti i SHBA-së, Barak Obama paraprakisht vendosi t’u dërgojë ndihmë joushtarake kryengritësve libianë në vlerë prej 25 milionë dollarëve. Ndihma është nga rezervat ushtarake amerikane.