Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 09:07

Uashington – Prefekti i Uashingonit, Vinsent Grej, dhe një grup i këshilltarëve bashkiakë u vendosën nën pranga gjatë pasdites së djeshme, lajmëroi CNN.

Grej dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan pasi merrnin pjesë në një protestë të paautorizuar, ndaj shkurtimeve të buxhetit shtetëror për shtetin e Kolumbias dhe kryeqytetin e SHBA-së.

Pavarësisht se është “qytetari i parë” i Uashingtonit, policia nuk tregoi asnjë tolerim ndaj Grej-it, i vendosur në pranga dhe i shoqëruar deri në makinën e policisë si një keqbërës i rëndomtë.