Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 10:21

Uashington – Al Kaeda mund të kryejë nga të gjitha anët sulme dhe për këtë SHBA-ja u bën thirrje shteteve të botës për kujdes të veçantë, thuhet në kumtesën e administratës amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit pret rritje të dhunës nga ana e Al Kaedës ndaj amerikanëve pas likuidimit të Osama bin Ladenit në maj. Pas analizave të informatave për zbulim, Al Kaeda dhe grupet e ndërlidhura me të vazhdojnë të përgadisin sulme ndaj caqeve amerikane në Evropë, Azi , Afrikë dhe në Lindjen e Afërt.

Ato  mund të jenë sulme vetëvrasëse, sulme me bombë, vrasje apo rrëmbime, paralajmërohet në kumtesë. Caqe potenciale mund të jenë ngjarjet sportive, lagjet e banuara, zyra, hotele, restorante, objekte religjioze apo shkolla, shtohet në kumtesë.

Administrata amerikane ka informata për kërcënime mbi interesat amerikane në Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore.

“Shkaktimi i goditjeve ndaj caqeve amerikane mbetete qëllimi i Al Kaedës”, deklaroi gjatë fjalimit para komisionit për zbulim të Senatit, Methju Olson, drejtor i ardhshëm i Qendrës kombëtare për luftë me terrorizmin. Sipas tij, kërcënimi më shpesh vjen nga gupet e ndryshme religjioze të ndërlidhura me Al Kaedën.