Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 11:25

Uashington – Al Kaeda terroriste kishte analizuar mundësinë për sulme në territorin e SHBA-së, lajmërojnë mediat amerikane duke iu referuar rezultateve të para të gjetura në shtëpinë e Osama bin Ladenit.

Tani për tani nuk është e ditur nëse komploti për aktin terrorist ndaj një treni është ende aktiv.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka dërguar letra të gjitha drejtorive policore në shtete për qëllimin e Al Kaedës.

Në shkurt të vitit të kaluar Al Kaeda kishte filluar të analizojë për një sulm ndaj një treni dhe shkatërrimin e një pjesë të binarëve hekurudhorë. Sulmi duhej të kryhej më 11 shtator.

“Duam të theksojmë si ky gjoja komplot i Al Kaeda është bazuar në raporte fillestare të cilat shpesh mund të orientojnë në gjurmë të gabuara dhe mund të ndryshohen”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë Mer Çendler. Uashingtoni nuk ka për qëllim të dërgojë paralajmërim zyrtar për rrezik nga terrorizmi.