Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 06:14

Uashington – Një gabim i kullës së kontrollit për pak do të shkaktonte tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroplani i vogël i Shtëpisë së Bardhë, në bordin e të cilit ndodhej edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkura, Mishel Obama, desh u përplas me një avion transporti ushtarak në bazën Air Forcë në Marilend.

 

Në momentin e uljes së aeroplani Boing 737 të zonjës Obama, aeroplani kargo ndodhej ende në pistë. Një manovrim në çastet e fundit i pilotit të avionit të Mishel ka shmangur përplasjen duke u ringjitur sërish në lartësi.

 

Pas pak minutash aeroplani i Zonjës së Parë u ul me sukses, por rreziku i një aksidenti tragjik, siç njofton Uashington Post, ishte tepër i lartë.

 

Zonja Obama po kthehej nga një seri takimesh zyrtare e televizive me Xho Bajden në Nju Jork.